Të dielën në fushë Partizani, me trajnerin e ri në Rrogozhinë. Teuta kërkon rikthimin me Kastriotin

15/01/2022 19:59

Të dielën zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 16-të të Abissnet Superiroes ku kurioziteti më i madh është për Partizanin i cili në letër është disi i avantazhuar ndaj rivalit të tij Egnatia.

Të kuqt kryeqytetas për herë të parë në këtë sezon do të zbresin në fushë nën drejtimin e trajnerit të ri Dritan Mehmeti.

Partizani për momentin është jashtë objektivave të fillim sezonit pas rezultateve aspak të mira nën drejtimin e trjanerit Ilir Daja i cili në 15 ndeshje grumbulloi vetëm 4 fitore 6 barazime dhe 5 humbje. dhe aktualisht ndodhen në vendin e e pestë.

Ndërkohë edhe kampion[t në fuqi të Teutës kanë patur një fillim kampionati jo aty ku pretendonin. Në dy ndeshjet e fundit durrsakët kanë dy humbje rradhazi dhe si rrjedhojë kërkojnë kthesën në këtë ndeshje të parë të vitit 2022 ndaj skaudrës së fundit të klasifikimit Kastriotit.

Ndeshjet Egnatia-Partizani dhe Kastrioti Teuta do të trasmetohen drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në platformën Digitalb.

Top Channel