Derbi i Shqipërisë/ Vllaznia dominon në kryeqytet, Bekaj frenon Aralicën

15/01/2022 21:07

Një nga përballjet më me rivalitet në futbollin shqiptar, është padyshim ajo mes Tiranës dhe Vllaznisë, të cilat po matin forcat në “Air Albania”, me bardheblutë (33 pikë) që do të kërkojnë arratinë në krye, ndërsa shkodranët (25 pikë) duan të rihapin garën për titullin kampion.

45+7′ Një tjetër mundësi për ekipin shkodran, por gjuajtja e Krymit devijohet nga një mbrojtës vendas në këndore.

45+2′ Vllaznia përsëri e rrezikshme. Ardit Krymi synon trekëndëshin e portës bardheblu, por topi përfundon mbi tra.

44′ Rasti më i mirë i ndeshjes. Dalje e bukur e Vllaznisë, Mustedanagic nxjerr Aralicën të vetëm përballë Bekajt, pritje e shkëlqyer e “gardianit” të Tiranës.

41′ Duel mes Aralica dhe Behiratche. Mbrojtësi vendas godet sulmuesin e Vllaznisë, Enea Jorgji sheh pamjet në VAR, por në fund nuk merr asnjë vendim dhe vendos të vazhdojë lojën.

24′ Da Silva zemërohet keq për zëvendësimin me Mustedanagic. Braziliani pësoi një dëmtim dhe po kurohej, teksa stafi teknik i ekipit shkodran u nxitua duke e zëvendësuar. Da Silva donte të vijonte lojën dhe nuk i kursen ofendimet ndaj trajnerit Brdaric.

20′ Gabon Gurishta, por Redon Xhixha nuk përfiton dhe godet mbi tra, duke humbur një mundësi të mirë.

17′ Aralica gjendet i lirë në zonën e Tiranës dhe ka një shans të mirë për të kaluar kuqeblutë në avantazh, por gjuan keq me kokë.

15′ Aralica tenton me një veprim akrobatik, por koordinimi i sulmuesit të ekipit mik është i pasaktë.

13′ Liridon Latifi krijon panik në zonën kundërshtare, por Bekaj kontrollon pa probleme topin e lojtarit dardan.

8′ Tifozët shkodranë hedhin disa tymuese në fushë, ndërpritet ndeshja për disa çaste.

Probleme për anësorin Çokaj, i cili ka probleme me shikimin pas një mjeti piroteknik që hidhet pranë tij nga tifozeria mike. Stafi mjekësor i Vllaznisë i vjen në ndihmë arbitrit anësor.

Takimi fillon me një minutë heshtje për Ramazan Rragami, legjendës së futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Tifozët shkodranë hapin edhe një banderolë në kujtim të tij.

FOTO GALERI
1/30

Top Channel