Këshilla e Patozit për Berishën: Mos humb kohë me Bashën por krijo një parti të re

11/01/2022 18:06

Astrit Patozi e ka parashikuar rreth 2-3 muaj më parë këtë që po ndodh me Partinë Demokratike. Në “Top Talk” shprehet se është ndjerë i keqardhur dhe skenat e 8 janarit i cilëson të shëmtuara e degraduese.

Në fjalën e tij, këshilloi ish liderin demokrat, Sali Berisha, të cilin kryesia e PD e përjashtoi së bashku me një grup deputetësh, duke i thënë që të krijojë një parti të re.

Patozi: Lulzim Basha e ndau PD edhe juridikshgt. Tani pala tjetër ka 2 mundësi të re, ose të krijojë një parti të re që unë insistoj që çdo sekondë e humbur, është në kosto të tyre se sa më shumë të zgjasë kjo agoni, aq më pak përkrahës do t’i mbeten foltores dhe Berishës.

Dyrnjaja: Mos Berisha e mendon si dobësi krijimin e një partie tjetër?

Patozi: Pa diskutim. Berisha e quan fyerje të sedrës prej patriarku, i cili nuk mund të pranojë që ta nxjerrin nga shtëpia dhe të ndërtojë një shtëpi të re sepse pretendon që është shtëpia e tij dhe në shtëpinë e tij janë bujtës të tjerë.

Top Channel