Gjermani, pothuajse 1.800 persona morën vaksina të skaduara COVID-19

11/01/2022 20:29

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se pothuajse 1.800 persona në juglindje të vendit javën e kaluar morën doza të skaduara të vaksinës së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Një qendër vaksinimi në qytetin Ebersberg, njoftoi departamenti lokal i shëndetësisë, midis 4 dhe 6 janarit ka dhënë doza të skaduara BioNTech/Pfizer.

Të paktën 1.800 persona u injektuan me doza që skaduan më 31 dhjetor dhe autoritetet filluan të njoftojnë të gjithë të prekurit.

Qendra e vaksinimit tha se nuk ka asnjë rrezik për shëndetin nga dozat e skaduara dhe se ofroi teste falas të antitrupave për personat e prekur për të përcaktuar nëse ata kanë nevojë për një dozë të re për mbrojtje.

TRESEC, kompania që drejton qendrën e vaksinimit, ka njoftuar se ka shkarkuar dy punonjës të cilët nuk kanë respektuar udhëzimet gjatë përgatitjes për dhënien e vaksinave./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA