Një tjetër gol dhe një tjetër mbrëmje si protagonist për Armando Brojën, që pas ndeshjes ndaj Brentford rrëfeu emocionet e tij për mikrofonin e BBC-së.
“Mbrëmje e jashtëzakonshme, këtu në një atmosferë të jashtëzakonshme, me publikun që na mbështeti dhe bëmë një performancë fantastike nga fillimi në fund. Realisht nuk mund të kërkojmë më shumë.
Për golin ka një meritë të jashtëzakonshme Romeu, që dha një pasim perfekt. Sigurisht edhe unë kisha shumë punë për të bërë, por e falënderoj për pasimin perfekt. Po shkon shumë mirë dhe po përpiqem të jem i fokusuar te puna ime. Jam i ri dhe po përpiqem të qëndroj me këmbë në tokë e të ndihmoj sa më shumë ekipin.
Bëra një hap të madh duke ardhur nga kampionati holandez në Premier League, ndaj më është dashur të mësoj shumë shpejt. Është ligë e mrekullueshme, më e mira në botë, por njëkohësisht shumë e vështirë. Megjithatë djemtë me më shumë eksperiencë më kanë ndihmuar të përshtatem dhe unë po bëj pjesën time, ndaj jam i lumtur që gjërat po shkojnë mirë.
Pritja te Southampton ka qenë e mrekullueshme, pasi më kanë bërë të ndihem si në shtëpi. Nuk mendoj shumë për gjëra jashtë futbollit, pasi fokusi im është të ndihmoj ekipin me gola, asiste dhe sa më shumë pikë”, deklaroi Broja.
Top Channel