Tenisti numër një në botë, serbi Novak Djokovic, është i lirë të largohet nga hoteli ku po mbahet që nga e enjtja në qytetin e Melburnit.
Ministrja e brendshme e Australisë, Karen Andrews, iu përgjigj akuzave të familjarëve të “Noles”, që pretendojnë se po mbahet peng, se ai mund të kthehet në çdo moment në vendin e origjinës.
Djokovic mbërriti në Melburn të mërkurën, pasi organizatorët e Australian Open e kishin përjashtuar nga detyrimi për të treguar nëse ishte vaksinuar, por autoritet vendëse po e mbajnë në një hotel pasi kanë vendosur të mos lejojnë hyrjen e tij në Australi në kundërshtim me protokollin shëndetësor.
“Z. Djokovic nuk mbahet peng në Australi, ai është i lirë të largohet në çdo kohë, mjafton të dëshirojë ta bëjë këtë dhe forcat kufitare me siguri do ta ndihmojnë,” – tha ministrja Andrews në një intervistë me transmetuesin publik australian ABC.
Komenti vjen pasi Ministria e Jashtme e Serbisë i paraqiti të enjten një protestë formale ambasadorit australian në Serbi, Daniel Emery, për “trajtimin e pahijshëm” që tenisti po merr në Melburn.
Top Channel