Sulo në ‘Top Talk’: Berishës i takon të provojë se ka shumicën. PD dëmtohet nga ndarja

04/01/2022 18:05

Kryeredaktori i gazetës Liberale, Arion Sulo i ftuar në emisionin ‘Top Talk’ në Top Channel, me Denis Dyrnjanë, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha me Kuvendin Kombëtar që mblodhi në 11 dhjetor nuk arriti të vërtetonte se ka shumicën.

Po ashtu ai u shpreh se ndarja nuk e favorizon Partinë Demokratike, veçse e dëmton atë.

”Të gjithë po kuptojnë se kjo është një betejë politike që të konsumon, përçan dhe secili në fund të ditës mendon edhe për karrierën e vet personale dhe nuk do të hidhet 100% dhe të digjet. Në variantin më optimist askush nuk thotë që PD do jetë ajo që kemi parë deri më sot. 

Ne do shkojmë në parti dhe do marrim partinë, unë nuk e di se në cilën doktrinë ligjore apo zakonore ndodh kjo. Shumica në Kuvendin e Berishës nuk u vërtetua. Sot po flasim që do nxjerrim një kryetar nga PD dhe kjo do të thotë se e kemi marrë PD. Ne nuk mund të marrim asnjë garsoniere duke nxjerrë të zotin nga shtëpia. Berisha nuk arriti të vërtetonte shumicën” tha Sulo.

Top Channel