”Dhuna ndaj grave, fyerje ndaj Zotit”, mesazhi i fortë i Papës për Vit të Ri!

02/01/2022 15:41

“Viti i Ri nis me Zotin në krahët e nënës së tij, i shtrirë në një grazhd, na jep kurajë dhe butësi”.

Me këto fjalë e nisi Papa Francesk mesazhin e tij për vitin që hyri, të cilin e shndërroi në një thirrje për paqe e vëllazëri, por sidomos edhe në një kushtrim mbi një plagë të madhe të shoqërisë, dhunën ndaj grave. “Të lëndosh një grua, është blasfemi, është fyerje ndaj Zotit”, u shpreh At ii Shenjtë. Kisha është nënë, kisha është grua, tha papa argjentinas.

“Nënat dhe gratë nuk e shikojnë botën për ta shfrytëzuar atë, por për t’i dhënë asaj jetë. Kjo është pikërisht ajo që i duhet botës në këtë kohë plot kriza dhe luftëra. Nënat dinë të kapërcejnë pengesat dhe konfliktet dhe si të bëjnë paqe. Ato kanë vështrim realist që nuk ngrin përballë problemeve, por i vendos ato në një kontekst më të gjerë”, tha Papa.

Gjatë lutjes pasuese në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku kërkoi më shumë përpjekje për paqe në mbarë botën. Që nga viti 1968 data 1 janar kremtohet si Dita Botërore e Paqes Katolike. Nga dritarja e Pallatit Papnor Papa i tha besimtarëve: “Ne duam paqe”. Nuk ka asnjë arsye për t’u përulur dhe të ankohesh, përkundrazi ne duhet të përveshim mëngët për të bërë paqe, tha Papa duke iu referuar luftërave, refugjatëve dhe mjerimit në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA