Publikimi i pagave/ Kërkohet dorëheqja ose shkarkimi I zinxhirit komandues të financave

23/12/2021 18:10

Ekonomisti Pano Soko dhe avokatja Enida Bozheku janë në një mendje kur vjen puna te fakti se qeveria donpunojë fortë që të mos bëhet publik personi që nxorri të dhënat e pagave për qytetarët.

Avokatja Bozheku u shpreh se nëse personi do identifikohej, atëherë të gjithë qytetarët do kërkonin dëmshpërblim.

Qeveria do bëjë të pamundurën që të mos e nxjerrë nga ka dalë. Se njëherë që del kjo, duke nisur nga unë e para, do t’i kërkojmë dëmshpërblim qeverisë. Atë do të padisim. Do kalojmë njëherë te komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale dhe menjëherë do kalojmë për dëmshpërblim në Gjykatën civile na e njeh ligji këtë të drejtë. Me rastin e patronazhistëve nuk j shkuam deri në fund ligjit se po të zbulohej burimi ne të gjithë do kërkonim dëmshpërblim”, tha Bozheku.

Nga ana tjetër Pano Soko deklaroi se: “jo do ishte lëvizje e zgjuar nëse gjithë ky mllef social do shfryhej me shkarkime të personave që virtualisht janë shpallur përgjegjës. Nga agregimet e të dhënave unë di që janë përfshirë institucione si AKSHI, Ministria e Fiancave, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Nga lart poshtë dorëheqje ose shkarkime. Nëpërmjet kësaj njëzit gjejnë një lloj dëmshpërblimi tëj munguar ekonomik, por ky është shpagim politik. Kjo është mënyra se si zgjidhet një situatë e tillë.

 

Top Channel