24/05 15:52
Refik Halili foli shkurt pas fitores 2-1 që arriti Tirana e tij me Partizanin. Bardheblutë e mbyllën vitin kalendarik në krye të renditjes, teksa presidenti i 25 herë kampionëve të Shqipërisë nuk e fshehu lumturinë për suksesin e mbrëmjes së sotme.
“Ne s’do rreshtim për të bërë ekip sa më të mirë dhe për t’i sjellë trajnerit përforcime në merkato. Shehi ka qenë sportist mjaft i mirë dhe plot trofe, po e bën edhe si trajner.
Uroj të jetë mjaft i gëzuar dhe të fitojë sa më shumë ndeshje. Grupi është mjaft i mirë, çunat janë mjaft të mirë, të vazhdojmë kështu përpara”, deklaroi presidenti i Tiranës.
Top Channel