Nga Monika Stafa

Një grua gjithnjë në pritje të dashurisë, biografia e FridaKahlos shkruar nga HaydenHerrera është një nga librat më frymëzues për gratë qëshenjojnë epokë, ku ndjesitë ndaj së bukurës duket sikur janë dobësuar. Me një jetë të trazuar nga dhembje të mëdha Frida, besoi gjithnjë në një vezullim të brendshëm duke e shndrruartrishtimin në qindra telajo që la pas. Botuar nga ‘Dukagjini’ dhe përkthyer nga Ermira Danaj, kjo biografi është një nga librat që do të vecoja në leximet e mia gjatë vitit 2021, teksa po përpiqesha të endesha në leximet e këtij viti që po përmbyllet; për të ndjerë atë cfarë kujtesa e kishte ruajtur.

Në fund të një viti kalendarik, sot kur shpallen dheCmimet Kombëtare të Letërsisë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, një institucion që i ka kthyer dinjitetin librit dhe autorit shqiptar, dhe kur një analizë mbi librat, autorët dhe ngjarjet kulturore të vitit që lamë pas duket se mungon. Panairi i Librit 2021 vetëm dy javë më parë me gjithë dëshirën për të qenë më afër autorit shqiptar, nuk arriti t’a zotërojë atë. Kushtet e tregut, mungesa e krijmtarisë, rendi i ri postpandemik, autoritetet shtetërore të cilat i qëndrojnë larg libritjanë tregues për një tablo aspak frymëzuese mbi letërsinë shqipe. Dicka më shumë se motivimi i një brezi që po shterr. Por kjo është një histori tjetër shtjellimi ndaj s’dua të ndalem tani.

Një kohë e bukur na pret ndaj do kisha dëshirë të listoj prej rubrikës së librit që ndaj bashkarisht me publikun cdo tëdielë në mbrëmje titujt, që besoj frymëzojnë dije dhe dashuri për njeriun dhe forcën e tij titanike për të mos u dorëzuar. Po cilët janë ata?

“Kohë për rrëfim, dialog me Alda Bardhylin” nga shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare hyn tek ato libra që do duam t’i kemi gjithnjë në bibliotekë. Një rrëfim ndryshe i shkrimtarit, përballë një studiueseje të matur na zbulon pikërisht vezullimin që ndjen në pikturat e FridaKahlos, që ashtu si tek cdo artist i madh dhe brenda Kadaresë ndrin. Kadare u përgjigjet pyetjeve në dukje të thjeshta por që ravijëzojnë jetën e një klasiku të madh të këtij shekulli. Pjesa më e bukur e këtij libri janë përgjigjet e tij për gjërat e thjeshta në jetë, apo diciturat që u vë personazheve të njohur të historisë sonë letrare duke filluar nga MitrushKuteli, Petro Marko, DhimitërShuteriqi, JusufVrioni, etj.

Libri i tretë në leximet e mia këtë vit është nga ata libra që mund ta rishfletosh shpesh, si një manual për të gjetur vargjet e cdo stine. Rikthimi ErvinHatibit një personazhi që emancipoi vargjet shqipe pas viteve 90-të me një nerv e muzikë unike në stilin e tij, ishte padyshim një ngjarje. Vëllimi “Transkript nga krevati tjetër” ka brenda dicka prej errësirave më të thella vetëm se brenda saj ka dhe rrugë prej nga të dalësh.

Kur mora në dorë novelën e fundit të shkrimtarit francez Gérard de Nerval nuk mendova se do të ishte nga ata libra që nuk e beson se më në fund e ke gjetur. “Silvia” është një përjetim i ëndrrave, i fiksimeve dhe i marrëzisë por mbi të gjitha i dashurisë, i një dashurie tjetër në këtë rast, dashurisë si një dhunti i epërme që jo çdokush mund ta ndjekë.Kjo jo për shkak të fatit të keq apo të mirë të ndjekësit, por për shkak se jo të gjithë e kuptojnë atë dhe kur nuk e kupton d.th., se nuk e ke. Dhe kur nuk e ke, d.th., se nuk mund ta ndjekësh.

Ky është rrëfimi i pasionit trazues të Nervalit ndaj një aktoreje dhe pasoja e mëtejme e çmendurisë që e përfshiu. Kjo novelë ka qenë ndër më të dashurat e Proust-it dhe Eco-s. ‘Si një prej bohemëve të vetëshpallur origjinal, Nerval-i qe mjaft i njohur pasi zotëronte gjer në thellësi një ndjesi që na dukej se na përkiste’ shkruanAndreBreton, një tjetër shkrimtar i njohur francez. Ndërsa RenéDaumal thoshte se ‘sa herë që e rilexoj Silvia-n, një si tronditje ndjej në fund të stomakut tim që më hap sytë e zemrës: paskam qenë i vëzhguar! Nuk kam qenë i vetëm në këtëbotë!’.

Në zhanrin e memuaristikës, frymëzimi im do të mbetetditari i Dh. Shuteriqit “Fletë nga jeta ime” me gjuhën e bukur shqipe që më vjen e pastër si tekstet e Frashërllinjve. Një libër që do ta çmoja shumë për këdo që do të dëshironte të ndante dashuri ndaj vendit dhe njerëzve të tij. E vendosur, për ta propozuar si një libër që duhet të hyjë nëprogramin e shkollës shqiptare, vecanërisht në klasat e larta të 9-vjecares.

“Të Lirë” nga LeaYpi, një personazh që shkëlqeu me rrëfimin e saj në botën anglishtfolëse, është një tjetër lexim i rëndësishëm i 2021. Me një narracion të thjeshtë ajo arrin të zbulojë një Shqipëri të zymtë gjatë komunizmit e në të njëjtën kohë të fton të udhëtosh në një botë kujtimesh që i ngjan aq shumë kujtimeve të cdokujt. Ky rrëfim është një përballje morale me të shkuarën të cilën vetë politika, shoqëria shqiptare ende nuk e ka bërë dot. Për të mos harruar dhe për të parë pas në kohë, për të mësuar nga e kaluara e për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, mbetet njëëndërr e largët e intelektualëve shqiptarë nëfund-vitet ’90 të cilët, pa asnjë droje mund të them, që nuk ia dolën dot. Ndaj me zë e ngre pyetjen; pse është e rëndësishme kujtesa historike e një vendi? Sepse ditët e përkujtimit, librat e shkruar për të, vizitat në vendet përkujtimore mund të të sigurojnë një kuptim më të gjerë të asaj se cfarë janë në të vërtetë të drejtat e njeriut. Libri i Dashnor Kalocit“Kadare në dokumentet e Pallatit tëëndrrave” mbetet ndër të tjerët në këtë gjini një zgjedhje që rrugëton historinë e totalitarizmit shqiptar në letërsi duke na ndihmuar të kuptojmë se sa e rëndësishme është të krijohet një botë me një dhomë për të gjithë.

Top Channel