24/11 18:00
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen ka deklaruar se kanë arritur një marrëveshje me Pfizer për të marrë 180 milionë doza për të luftuar variantet e reja të COVID-19.
Ajo shtoi se liderët e BE-së kanë aktivizuar një klauzolë në marrëveshjet e nënshkruara me prodhuesit e vaksinave që u lejon të kërkojnë një zhvillim të vaksinës së adaptuar në një afat prej 100 ditësh.
Ajo ka shtuar se Evropa mund të prodhojë çdo muaj 300 milionë doza, raporton atsh.
”Me më shumë se 1 miliard doza të dërguara deri te disa vende të botës, BE-ja është importuesi më i madh i vaksinave”, shtoi ajo duke kërkuar nga vendet e BE-së të përshpejtojnë fushatën për vaksinim pas paraqitjes së variantit Omicron.
Top Channel