Pas vendimit të komitetit teknik të ekspertëve se në janar nuk do të pranohen të pavaksinuar punonjës të administratës, ata që shesin në supermarkete, dyqane apo qendra tregtare, ka një rritje të interesit për t’u vaksinuar me dozë të parë, por edhe ata që i kanë marrë të dy dozat!

Ndërsa për moshat 15-17 vjeç ka një skepticizëm nga prindërit e tyre, pasi për vaksinimin e kësaj grupmoshe kërkohet miratimi i prindërit.

Nga ana tjetër shumë persona që kanë kaluar sëmundjen e Covidit shpenzojnë para kot duke bërë analizën serologjike para vaksinimit, ndërkohë që nuk është e nevojshme thekson mjekja Berberi.

Frika nga mutacioni Omicron por edhe kufizimet që kanë nisur në shumë shtete për të pavaksinuarit por edhe në Shqipëri, pritet të rrisë numrin e personave të vaksinuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA