Iu sekuestrua kanabis në bodrumin e banesës, jepet masa e sigurisë për të arrestuarën. Në kërkim bashkëshorti i saj

06/12/2021 11:37

Gjykata e Shkodrës ka vendosur të lërë në ‘arrest shtëpie’ Marjana Vuksanaj. Ajo u arrestua tre ditë më parë në operacionin e koduar “Jeran”, së cilës iu gjet lëndë narkotike në bodrumin e banesës.

Arrestimi i saj është vlerësuar i ligjshëm, por në vlerësim të provave të paraqitura dhe kërkesës së palës mbrojtëse është lënë arrest shtëpie.

Sakaq bashkëshorti saj vijon të jetë në kërkim.

Si rezultat i operacionit “Jeran” u sekuestruan 139 kg kanabis dhe 132 fidanë u gjetën në bodrumin e banesës së tyre në zonën e Malësisë së Madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA