Dënohet me 55 vite Shullazi dhe grupi/ Gjykata e Posaçme lë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë

03/12/2021 19:31

Në një sallë të mbushur me gazetarë dhe më vëzhgues të huaj, por pa avokatë, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e tre viteve më parë për Emiliano Shullazin, Gilmando Danin, Endri Qyqen, Endri Zelën dhe Blerim Shullazin.

Gjyqtarja Miliana Muca deklaroi se mungesa e mbrojtjes është shprehje e vullnetit të të pandehurve të cilët në një seancë të mëparshme u larguan nga salla mbasi kërkuan avokatë kryesisht të caktuar për njërin prej tyre.

Mbajtjen e procesit pa avokatë, gjykata e konsideroi si ekonomi gjyqësore për procesin që ishte i bllokuar prej 2018. Ky vendim u prit në heshtje nga të akuzuarit.

Lënia në fuqi e vendimit të shkallës së parë do të thotë 55 vite burgim për pesë të akuzuarit, midisi të cilëve Emiliano Shullazi i arrestuar prej 2016, duhet të vuajë 14 vite heqje lirie.

43 vjeçari u shpall fajtor për tre akuza duke nisur nga grupi kriminal dhe gjobvënia ndaj Ylvi Beqës.

Ndërsa për pesë të tjera sipas kërkesës së SPAK, Shullazi është i pafajshëm, të tilla si kanosja e dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni.

Sipas llogarive Shullazit i ka mbetur për të vujatur edhe pesë vite burg, ndërkohë që Gilmando Dani u dënua me 10 vite burgim ashtu si Endrit Qyqa dhe Endri Zela. Sakaq Blerim Shullazi i dënuar me nëntë vite burgim pritet të dalë i pari nga qelia, mbas finales së një gjyqi me 85 seanca të dështuara, gati 12 gjyqtarë të dorëhequr dhe të përjashtuar nga vetting dhe dhjetëra avokatë që nuk pranuan të kryenin mbrojtjen. Ky process u zhbllokua befas me udhër të gjykatës duke u vulosur brenda një dite, në të cilën SPAK dhe Gjykata u shprehën, por që si rrallëherë nuk u dëgjuan mbrojtja.

Mbas këtij vendimi të formës së prerë, të akuzuarve u përfundon status ii paraburgosurve. Po rata duhet ti bëjnë ditët e burgut një më një, ata nuk kanë të drejtë të aplikojnë për liri me kusht dhe as nga sjellja e mirë. Sepse kështu ka vendosur gjatë 2018 Gjykata e Shkallës së Parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA