Identifikohet vrasësi i shkollës në Michigan/ Nxënësi i bullizuar vrau tre shokë klase (fotot)

01/12/2021 21:38

I dyshuari i sulmit të rëndë në një shkollë të mesme dje në Michigan, SHBA është identifikuar si nxënësi i vitit të dytë, 15-vjeccari Ethan Crumbley.

Adoleshenti i cili raportohet se vuajtur nga ‘bullizmi’ në institucion, akuzohet se ka vrarë tre nxënës dhe ka plagosur shtatë njerëz të tjerë kur hapi zjarr në shkollën e tij Oxford High School, dje në veri të Detroit.

Viktima te sulmit te rëndë ishin një djalë 16 vjeç, dhe dy vajza, 14 dhe 17 vjeçare. Të shtënat tronditën shkollën e mesme Oksford, rreth 55 kilometra larg Detroit. 15 vjeçari nxënës i shkollës ka përdorur pikërisht armën që i ati i kishte blere javën e kaluar.

Prokurorja e Oakland, Karen McDonald tha se po mendon të ngrejë akuzat ndaj dy prindërve të autorit.

Ajo shtoi se mbi autorin Crumbley janë ngritur akuzat si për të rritur, vrasje, terrorizëm, sulm dhe zotërim armatimi.

Crumbley kishte postuar dhe foto të armës së tij para sulmit në shkollë.

Megjithse hetuesit thonë se hetimet vazhdojnë për motivin, shokët e klasës thonin se Crumbley ngacmohej “bullizohej” prej nxënësve të tjerë, shkruan vendorja  Detroit Free Press.

Policia ka bastisur gjithashtu shtëpinë e autorit, rreth 3 km larg shkollës, dhe ka sekuestruar aty disa armë të tjera, shkruan dega amerikane e Daily Mail.

Ata shtonin se i ati punonte për një kompani kompjuterike, Autonomous, Inc.

Autoritetet thanë se kishin zbuluar disa postime të autorit ku paralajmëronte masakrën  por nuk ishin njoftuar për to përveçse pas sulmit.

Në një llogari në Instagram me emrin e Crumbley, e cila tashmë është mbyllur, shkruhej: “Tani unë bëhem Vdekja, Shkatërruesi i botës. Shihemi nesër shkolla Oxford” , raportonte rrjeti  Fox 2 Detroit.

FOTO GALERI
1/8
15-vjeccari Ethan Crumbley raportohet se vuajtur nga bullizmi në institucion

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA