Tottenham ka konfirmuar dëmtimin e rëndë për Christian Romero, teksa mbrojtësi pati problem në grumbullimin e fundit me kombëtaren e Argjentinës ku u dëmtua në ndeshjen ndaj Brazilit.
Ka qenë trajneri i Spurs-ave, Antonio Conte i cili në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Brentford theksoi se ish-lojtari i Atalantës do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj.
“Lajmet nuk janë aspak të mirë, dëmtimi është i rëndë. Do të duhet të kalojë disa kohë para se ta rishohim sërish në fushë, me shumë mundësi do të jetë në vitin tjetër. Duhet që dëmtimin e tij ta kontrollojmë javë pas jave, por dëmtimi duket që është i rëndë.
Ka nevojë për kohë që të rikuperohet, më vjen keq sepse është një lojtar i rëndësishëm për ne. Koha e rikthimit? Janar, shkurt, nuk e di. Por, e sigurt është se për vitin 2021 nuk do të jetë në fushë”, u shpreh Conte.
Top Channel