Festa për mjamunët në Tajlandë/ Organizohet prej vitit 1980, majmunëve iu shtrohet një banket me fruta

29/11/2021 13:11

Lopburi një provincë qendrore e Tajlandës, që nga 1980, çdo vit ka shtruar një banket ushqimor, të mbushur me shumëllojshmëri frutash për popullsinë e saj të majmunëve, pjesërisht pjesë e traditës dhe pjesërisht atraksion turistik.

Në Festivalin e Banketit të Majmunëve për këtë vit rreth 1 mijë majmunë të uritur zbritën nëpër tavolina dhe karrige, duke u mbushur nëpër duar me fruta rreth tempullit 800 vjeçar të Pra Pranga Sam Yod.

Organizatori i festivalit u shpreh se majmunët kanë një preferencë të veçantë për durianin, një frut tropikal i athët, i cili është i famshëm në të gjithë Juglindjen aziatike për shijen e tij, që ose e dashuron, ose e urren.

Kufizimet e Covid-it bënë që festa e vitit të kaluar t’i mungonin turmat e zakonshme të spektatorëve, por këtë vit njerëzit u kthyen në masë, për të shikuar fanatikët e çmendur pas frutave.

Dhe majmunët e paturpshëm ishin të etur për të përshëndetur kushërinjtë e tyre të largët, duke u kapur mbi shikuesit, duke vjedhur kapele, duke përtypur flokë të gjatë dhe duke dhënë kafshata të rastësishme në frutat e tavolinës.

Mënyrat e tyre të sjelljes në tavolinë janë shokuese, por të ftuarit specialë në banketin ushqimor të qytetit tajlandez dukeshin të dashuruar me majmunët.

 

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA