Trafikonin kokainë në kryeqytetin grek, në pranga dy burra dhe një grua shqiptare

28/11/2021 22:48

Një organizatë që trafikonte heroinë, pjesë e së cilës ishin tre shqiptarë u shkatërrua këtë të diel nga departamenti i antidrogës në Athinë.

Në një operacion të zhvilluar në lagjen Galaci të kryeqytetit helen, në pranga ranë tre shtetas shqiptarë, dy burra 33 dhe 36 vjeç si dhe një grua 60 vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan më tepër se 21.5  kg heroinë 13520 euro, 30.000 lekë, 7 telefona celularë, një autoveturë, një kamionçinë që shërbente për transportin  e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë si dhe pajisje që shërbenin për përpunimin e lëndës narkotike dhe ndarjes së saj në doza.

Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie ndërsa hetimet do të vazhdohen prej policisë helene për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të organizatës.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA