Këtë fundjavë u zhvillua java e nëntë e Abissnet Superiores e cila mbylli fazën e parë të kampionatit.
Kështu, ishte koha për të bërë edhe disa bilance në lidhje me performancën e ekipeve në fushë, ndaj në emisionin Analizë Superiore në Supersport, është evidentuar edhe ekipi që ka pasur zotërimin më të madh të topit.
Në këtë aspekt, skuadra që dominon është Kukësi teksa verilindorët kanë një përqindje mesatare të zotërimit të sferës prej 59.1%. Një shifër e cila evidenton edhe ndryshimin e sjelljes së ekipit në fushë, ndërsa trajneri Diego Longo i ka dhënë një tjetër fytyrë Kukësit.
Ndërkaq, në këtë statistikë, verilindorët i ndjek Partizani me të besuarit e trajnerit Ilir Daja që kanë një zotërim prej 57%, në këto nëntë javë të Superiores, ndërsa këtë pikë të fortë nuk ia kanë dalë ta përkthejnë në rezultate pozitive.
Nga ana tjetër, në podium gjendet edhe Laçi me ekipin e Mirel Josës që e pëlqen ta kontrollojë lojën dhe ia ka dalë të ketë një zotërim të topit në masën 56.4%. Pas kurbinasve vjen ekipi kampion në fuqi, Teuta, ndërsa këtë klasifikim e mbyll Skënderbeu me vetëm 39.9% zotërim të topit./ Supersport
Top Channel