“Shantazhoi” shokun e skuadrës, Karim Benzema shpallet fajtor

24/11/2021 11:04

Futbollisti francez Karim Benzema është shpallur fajtor për bashkëpunim në një skandal shantazhi me një kasetë seksuale.

Sulmuesi i Real Madridit, 33 vjeç, u akuzua për shantazh ndaj shokut të skuadrës franceze Mathieu Valbuena.

Ai u dënua me një vit burg me kusht dhe duhet të paguajë një gjobë prej 75 mijë euro.

Avokatët e Benzemas njoftuan se ai kishte në plan të apelonte vendimin.

Katër të pandehurit e tjerë u dënuan nga 18 muaj me kusht, deri në dy vjet e gjysmë e burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA