Kryetari i Federatës së Sindikatëve të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka ftuar punonjësit e shëndetësisë që t’i bashkohen në protestën që do të mbahet të hënën para qeverisë së Kosovës. Protesta është paralajmëruar që të nisën në orën 10:00 për të kërkuar barazi sociale.
Syla ka shkruar në Facebook se nuk kërkojnë lëmoshë por barazi sociale. “Të hënën jemi te sheshi. Nuk e dëshirojmë por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale, pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojmë lëmosh, por dinjitet.
Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetëve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 për mjekë e koeficientin 3 për infermierë. Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia. Në fund kryeministër ku presim të hënën në ora 10:00 dhe nuk do të jemi vetëm”, ka shkruar ai.
Top Channel