Lugina e Devollit si shkretëtirë/ Thatësira dhe ndërtimi i hidrocentraleve zhduku lumin në Gramsh
31/10/2021 12:04
Edhe pse duket shkretëtirë, dikur kjo ishte lugina e lumit Devoll. Ndërtimi i dy hidrocentraleve, të Devollit dhe Moglicës zhduku pothuajse tërësisht lumin.
Thatësira ka bërë punën e saj por edhe uji i grumbulluar në liqene ka eleminuar rrjedhën.
Këtu ndodhemi pranë fshatit Çekin ku niveli i luginës është ngritur në rreth 2 metra nga grumbullimi i dherave të cilat nuk shkojnë më tej për shkak të nivelit më të lartë të liqenit dhe mbylljes se rrjedhës.
Ndërtimi i hidrocentraleve padyshim ka krijuar pamje të mrekullueshme të liqeneve por tharja e lumit ka sjelle një sërë problematikash në mjedis dhe në jetën ujore.
Top Channel