‘Lufta’ që ka nisur mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ish liderit historik të saj Sali Berisha me përjashtimin e tij nga partia pas shpalljes nongrata nga SHBA i ka ndarë demokratët në dy kampe.

Një pjesë i kanë në krah Bashës pas vendimit të tij, ndërsa të tjerë janë shprehur kundër dhe i janë bashkuar nismës së “Foltores” të Sali Berishës.

Dy figura të njohura të demokratëve, Ibsen Elezi një zë kritik ndaj Bashës dhe Azgan Haklaj pro kreut të PD, ishin sot në Top Talk për të diskutuar se nëse përplasja ‘Basha-Berisha’ po i ndan dhe shpërbën demokratët.

Ibsen Elezi ish kryetar i PD në Kukës, tha se zoti Basha prej 8 vitesh ka shkelur hapur rregullat e partisë.

Pjesë nga debati 

“Unë jam në mbështetje por jo pjesë e foltores, jam në mbështetje sepse debatet për disa parime themeleore, janë pjesë e saj, nuk kishte si të ishte ndryshe, nëse s’do të fokusohej të ajo se çfarë e shqetëson PD, pra parimet themelore të demokracisë Prandaj e mbështes, por nuk jam pjesë e saj se kam një rrugë tjetër para kësaj foltore”, tha ai.

Por ish kryetari i PD në Tropojë Azgan Haklaj , nuk ndan të njëjtin mendim me të: Ju thatë që ish kryetari historik po kërkon të rrëzojë Bashën me votë, por unë do ndalem te koha që ka zgjedh Berisha për të shtruar këto teza, narciste të tij, të ushqyer nga militantët , se në foltoren e tij nuk janë prezantuar si delegatë të kuvendit të PD.

Koha që ka zgjedh ai pas nongrata, është rasti unikal pas luftës së dytë botërore që SHBA mban një qëndrim kaq të fortë.Berisha këtë përpjekje po e bën për interesat e veta familjare , por përdor militantët për të goditur.Për herë të parë po përplasen dy platforma ajo altruiste e Bashës, edhe për ndryshimet kushtetuese e mbështes, i bëj dhe thirrje madje dhe kryeministrit për këtë. Basha për herë të parë e ka kthyer PD në një parti politike.

Ibsen Elezi: Nuk e kuptoj absurditetin që thotë Azgani, Basha gjatë 8 viteve duke shkelur sistematikisht rregullat , e ka kthyer PD në një parti që nuk besohet më në opinionin publik. Një parti pa trajtë dhe formë.Është e turpshme, ai ka thyer konkurrencën e lirë.

Top Channel