Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e ftuar sot në emisionin Top Talk në Top Channel tha e sigurt se Partia Demokratike mund të bëhet edhe pa Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Sipas saj, parimet janë më të rëndësishme se sa emrat që qëndrojnë apo largohen nga PD-ja. Ajo ka shprehur mbështetje për foltoren e Berishës duke theksuar se marrëdhënia me Bashën është ndërprerë që para 10 viteve.

“PD është më e madhe se të gjithë bashkë, duhet të jetë vlerë, besim, e djathtë, alternativë. Nuk besoj se është e kushtëzuar nga një, dy apo qindra emra. Çdo njeri tjetër veç Bashës, çdo njeri që do sillte votën dhe do largonte Ramën dhe e ka mundur Edi Ramën. Unë kur gjej çdo tezë gjatë këtyre. Kjo është lëvizja më e madhja e 20 viteve të fundit, ndjej gëzim”, tha Topalli.

Në lidhje me një rikthim të saj në Partinë Demokratike, Topalli është shprehur se nuk ka qenë kurrë jashtë saj.

“Unë nuk e kam parë kurrë veten jashtë saj. Jam përpjek të bëj diçka që ajo të rikthehet tek vetja e saj. Sa të jetë Basha s’më lidh asgjë. Unë lexoj çdo qëndrim timin aty (në foltoren e Berishës)”, tha Topalli.

Pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, tashmë është një luftë e hapur mes Berishës dhe Bashës. Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA