
Djemtë që eliminohen nga Për’puthen pasi vajzat nuk kanë më interes për ta janë Dori, Artani dhe Aleksi.
Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në puntatën e sotme, por disa prej vajzave e cilësuan si një mik shumë të mirë, por asgjë më shumë.
Ndërsa djemtë e tjerë u shprehën duke thënë:
Artani: Përderisa vajzat kanë krijuar kiminë dhe atë që pëlqejnë, nuk ka asgjë të keqe. I uroj shumë suksese në zgjedhjet që kanë. Ishte kënaqësi.
Dori: Falenderoj produksionin që më dhatë edhe njëherë këtë mundësi. Jam mësuar në jetën reale që të jem i sinqertë, i drejtë. Vajzat i dua shumë por janë mësuar të duan djemtë që i shkojnë nga mbrapa dhe shtiren. Akoma në 2021 ankohen për tradhti kur nuk e dinë çfarë duan. Kam sakrifikuar për ju.
Top Channel