Luksemburgu ka njoftuar ndryshime në ligjin për kanabisin, duke lejuar kultivimin dhe përdorimin e kësaj lënde narkotike në shtëpi.
Vendimi i qeverisë vjen si pjesë e një pakete masash për të luftuar krimin dhe trafikun e drogës në vend.
Qeveria mendon të lejojë për çdo familje që dëshiron kultivimin e katër bimeve kanabis vetëm për përdorim personal.
Ajo po mendon të lejojë edhe tregtimin e farave të kanabisit në dyqane, blerjen e tyre në internet dhe importimin nga jashtë.
Luksemburgu gjithashtu po shqyrton mundësitë për ta prodhuar në vend për qëllime komerciale.
Konsumimi dhe kultivimi i kësaj lënde narkotike do të lejohet vetëm brenda katër mureve të shtëpisë.
Transportimi ose konsumimi deri në tre gram kanabis nuk do të konsiderohet një vepër penale.
Top Channel