Biden mbështet hapur Tajvanin: SHBA hyn në luftë me Kinën po sulmoi ishullin! 

22/10/2021 10:35

Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta mbrojnë ushtarakisht Tajvanin në rastin e ndonjë sulmi të Kinës.

Pyetjes së drejtpërdrejtë të Anderson Cooperit të CNN-it nëse në një rast të tillë Amerika do të ndërhynte, shefi i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj: Po, jemi angazhuar që ta bëjmë një gjë të tillë”. Dikush nga publiku e pyeti presidentin edhe lidhur me raketën hipersonike që Pekini testoi së fundi.

Mos u shqetësoni se kush është më i forti. E gjithë bota e di se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme të globit”, tha Biden. Kreu i administratës amerikane e bëri të qartë se nuk dëshiron të nisë një luftë të Ftohtë me Kinën. “Unë thjesht dua që Pekini ta kuptojë se nuk do të zbrapsemi, dhe nuk kemi për ta ndryshuar këndvështrimin tonë”.

Marrëdhënia e dy ekonomive të mëdha të botës është acaruar prej kohësh. Uashingtoni e ka akuzuar publikisht Pekinin se nuk ka bashkëpunuar në kuadrin e përpjekjeve për të kuptuar origjinën e Covid 19-ës, si dhe se ka ndihmuar hakerët që sulmojnë infrastrukturën jetësore të Shteteve të Bashkuara. Nga ana e saj, Kina akuzon SHBA se po fajëson ne mënyre të gabuar Pekinin, dhe ka vënë në dukje dështime të mëparshme të zbulimit apo kolapsin e qeverisë në Afganistan.

Ashpërsimin e tensioneve mes tyre megjithatë e solli Tajvani, ku Kina ka dërguar avionë ushtarakë në një kohë kur ishulli i vetëqeverisur, që ajo e konsideron pjesë të territorit të saj, ka gëzuar prej kohësh mbështetjen amerikane.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA