Pas fitores 6-3 të Vllaznisë kundër Dinamos, trajneri Brdaric foli për mediat ku u shpreh shumë i lumtur për fitoren dhe 3 pikët e marra.
Pesë gola ndaj Laçit dhe 6 ndaj dinamos. Rastësi apo potencial i jashtëzakonshëm i skuadrës?
Pikë së pari urime për ekipin tim, që kishte shumë dëshirë për të fituar sot dhe besoi që nga sekonda e parë se mund të merrte tre pikët sot. Për t’iu përgjigjur pyetjes tënde, e kisha harruar që fituam 5-3 ndaj Laçit.
Në një mbrëmje me 6 gola, keni keqardhje për tre të pësuar?
Do ta shoh ndeshjen pas 2-3 orësh dhe mbase gjej diçka që nuk shkoi, por jam shumë i lumtur dhe krenar për skuadrën time, që dominoi dhe mori një fitore të merituar.
A mendoni se ishte një ditë jo e mirë edhe e kundërshtarit, që shënuat kaq shumë?
Para ndeshjes gjerat ishin të balancuara, pasi të dy ekipet kishin grumbulluar nga 6 pikë, ndonëse ne mund të kishim 4 më shumë për mënyrën si kanë shkuar ndeshjet. Jemi shumë të gëzuar për fitoren që morëm sot dhe për mënyrën si kontrolluam lojën. Tani jemi në vend të dytë dhe shohim nga kreu, ku kemi para Tiranën.
A mund të thuhet se Vllaznia e ka gjetur më në fund treshen sulmuese me Djurdjevic, Latifin e Aralicën?
Jemi ende duke e ndërtuar Vllazninë e re dhe çdo gjë vjen me kohën. Duhet të jemi të duruar. Ndeshjen nuk e fituam vetëm sonte, pasi kemi dy javë që punojmë fort për këtë takim dhe çdo gjë erdhi falë përgatitjes.
Si një ish sulmues, cilin gol do të zgjidhje si më të bukurin?
Unë jam shumë i lumtur për të 6 golat dhe madje ata më të thjeshtët janë më të mirë, siç ishte ai i dyti. Dua t’i komplimentoj sulmuesit e mi për ndeshjen që bëmë, pasi krijuam shumë mundësi dhe në fakt kishim punuar shumë edhe për finalizimet.
A është kjo fytyra e Vllaznisë që ai kërkon, me 13 gola të shënuar në 5 javë?
Unë u kam thënë lojtarëve të mi që nëse arrijmë të shënojmë mesatarisht tre gola për ndeshje, do të ishte diçka e shkëlqyer. Ata besuan dhe sot e bënë më së miri detyrën.
Top Channel