UEFA, mësim si drejtohet futbolli/ Trajnohen drejtuesit e klubeve shqiptare të futbollit

15/10/2021 15:25

Drejtuesit e klubeve të kategorisë Superiore prej dy ditësh kanë marrë pjesë në një kurs menaxhimi të UEFA-s në Durrës, për të ngritur në një tjetër nivel mënyrën e menaxhimit të skuadrave që ata drejtojnë.

Mes tyre drejtori i klubit Partizani Olsi Rama na tregon diçka më tepër.

Olsi Rama: U prezantuam vitin e kaluar me këtë iniciativë të re, një diplomë që është mbi nivelin e drejtorit sportiv. Përditë dhe në çdo kohë produkti përmirësohet kështu edhe futbolli shqiptar mendoj unë. Do të ishte shumë e vlefshme që kjo eksperiencë që ne po marrim këtu si unë dhe të gjithë pjesëmarrësit të transmetohej në nivelet e tjera.

Ndërkohë në këtë fundjavë rikthehet Abissnet Superiore, Partizani luan me Kukësin, në një ndeshje mjaft të rëndësishme pasi edhe sezonin nuk e ka filluar ku do të donin drejtuesit e kuq.

Olsi Rama: Partizani i këtij viti mund të them që më vjen mirë që jemi vetëm në fillim të sezonit. Pretendojmë sigurisht që ecuria e mëtejshme të jetë në rritje. Shpresoj që këtë ta shohim që nga dita e diel përball Kukësit

A do të ketë edhe kampionati shqiptarë tifozët e pa kufizime ashtu si kombëtarja?

Olsi Rama: Në radhë të parë detyra jonë është që t’i bëjmë tifozët të duan të vijnë në stadium dhe kur të dali problemi i kufizimeve shpresojmë që edhe pandeminë apo problemin madhor të pandemisë ta kemi lënë pas dhe të vijnë të gjithë në stadium sepse edhe unë atë dua.

Ndërkaq Goldi Halili, drejtuesja e klubit Tirana tregon se kualifikimi i ri do t’i shërbejë të gjithëve për të organizuar më mirë kluibet e tyre.

Goldi Halili: Pedagogët kanë ardhur nga shtete të ndryshme dhe që janë pjesë e organikës së UEFA-s, definitivisht eksperienca e tyre do të na ndihmojë që t’i referohemi për të implementuar po të njëjtin program të suksesshëm brenda klubeve tona.

Si e shini Tiranën e këtij viti?

Goldi Halili: Tirana e këtij me forca të përqendruara drejt objektivave të njëjta, për t’i lartësuar ato objektiva dhe unë nuk e di por kam një bindje të plotë që Tirana do të jetë kampion.

Ndërkohë vëllai juaj Grenti pak kohë më parë u tërhoq në mënyrë të papritur në një moshë shumë të re, si ju duk ky vendim?

Goldi Halili: Grenti është i ndërgjegjshëm dhe shumë i kujdesshëm për secilin vendim që merr. Jam shumë e lumtur që ka ditur të ndajë më së miri dëshirat e tij nga ato që kanë dëshiruar të tjerët për të dhe si motra e tij nuk mund të mos isha krenare. që ka marrë vendimet e duhura në kohën e duhur

Top Channel