Super Liga nuk ka vdekur, po projektohet një model me garë të hapur

15/10/2021 22:07

Projekti i Super Ligës Europiane për klube u rrëzua në vetëm pak orë gjatë verës së këtij viti, pasi hasi në Kritika të forta nga tifozët e futbollit në mbarë botën, teksa nga 12 klube nismëtare, tani kanë mbetur vetëm tre, të cilët po bëjnë një betejë ligjore me UEFA-n.

Por për kundër kësaj, Reali i Madridit, Barcelona dhe Juventusi nuk kanë ndërmend të dorëzohen dhe janë duke studiuar rikthimin e idesë së Super Ligës për klube, këtë herë në një format të ri, që merr për bazë edhe kritikat ndaj projektit fillestar.

Një nga kritikat më të forta për Super Ligën ishte fakti që nuk respektonte konkurrencën, pasi parashikonte 12 anëtarë të përhershëm, ndaj në projektin e ri është vendosur që ky kompeticion të jetë plotësisht i hapur dhe pjesëmarrësit të bëheshin pjesë vetëm në bazë të meritave.

Projekti është ende duke u hartuar dhe diskutuar me aktorët më të fuqishëm, qofshin këta financiarë, por edhe sportivë, ndaj shumë shpejt pritet që tre klubet e mbetura të risjellin një Super Ligë të modeluar ndryshe.

Megjithatë për momentin vëmendja është përqendruar për të fituar betejat gjyqësore me UEFA-n, të cilat janë të shumta dhe në shkallë e gjykata në ndryshme, pasi pikërisht qeveria europiane e futbollit është kundërshtari më i fortë i idesë së Super Ligës./supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA