Seferi jep mesazhin përpara grumbullimit të Kombëtares, shënon 2 gola në ndeshjen e radhës dhe kalon Rey Manajn
Roma vazhdon të shfaqet në një formë të jashtëzakonshme në këto javë të para të Serie A. Këtë radhë skuadra e drejtuar nga Gian Piero Gasperini arriti të mposhtë Torinon në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 për të shkuar në kuotën e 12 pikëve në 4 ndeshje të zhvilluara.
Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të Romës ku për verdhekuqtë protagonistë u bënë sërish Dybala dhe Malen me argjentinasin që dha një asist për Malen me holandezin që nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë në një aksion që ndodhi në minutën e 37. Për Malen ky ishte goli i tij i 20 në 21 ndeshje të luajtura në Serie A.
Në fillimin e pjesës së dytë Molina për pak sa nuk shënoi një eurogol me një gjuajtje fluturimthi me të majtën pas një asisti të Malen. Ndërsa në krahun tjetër ishte Simeone që shpërdoroi një rast të mirë shënimi për Torinon. Në minutën e 67 sërish Simeone pati një mundësi për Torinon por Svilar e largoi rrezikun. Në minutat shtesë Nicolo Pisilli shënoi për Romën që arkivoi përfundimisht fitoren 2-0 të sfidës për të vijuar me serinë e fitoreve në kampionatin italian.
Top Channel