Lorik Cana ironizon formën ‘e rrumbullakët’ fizike të ish-shokut të skuadrës, Nasri ia kthen mprehtë (fotot)

15/10/2021 17:01

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare Lorik Cana, i është bashkuar së fundmi habisë së internetit për formën e shëndoshur fizike të mesfushorit francez Samir Nasri.

Ish-futbollisti  i Arsenal e Manchester City, Nasri ka tërhequr mjaft vëmendje online pas pamjeve  ku shihet duke shijuar tërheqjen e tij nga futbolli.

Ai u paraqit në një ndeshje bamirësie të Legjendave të Marseille, kundër skuadrës amatore të UNICEF XI që drejtohej nga ish-trajneri i tij te Arsenal, Arsene Wenger.

Përdoruesit e mediave sociale me shpejtësi përmenden ndryshimin e pamjes fizike të sulmuesit që dukej qartë se kishte shtuar disa kilogramë pas largimit nga futbolli.

Fansat ironizonin formën tashmë të rrumbullakët të Nasri, teksa Cana bënte një prej shakave më me kripë.

I pyetur për formën fizike të ish-kolegut të tij te skuadra e Marseille, Lorik Cana, nuk e fshehu habinë duke thënë me ironi të ashpër: “Nuk e patë, më duket se kanë dalë të dy bashkë, edhe Samiri edhe Nasriu”, duke lënë të nënkuptohet se miku i tij ishte shëndoshur sa për dy vetë.

Por edhe Nasri, ktheu shpejt përgjigje duke thënë me shaka: “Do të kisha dashur t’i jepja ndonjë pasim për gol kundër Parisit, por ai luante vetëm minuta”.

Samir Nasri i referohej kohës së shkurtër në fushë të Canës me Marseille.

Një tjetër përdorues thoshte: “Sinqerisht unë mendoja se ajo foto e Samir Nasri ishte e rreme.”

Nasri ka impresionur për tre sezoine si titullar me Arsenalin e Londrës, para transferimmit famëkeq të rivalët e Man City në 2011.

Aty me trajnerin Roberto Mancini, ai fitoi titullin e parë të Premier League, dhe një tjetër dy sezone më vonë.

Më pas ai u transferua te Sevilla dhe më tej në Blegjikë te Anderlecht ku la futbollin vitin qe shkoi.

FOTO GALERI
1/3
Përdoruesit e mediave sociale me shpejtësi përmendin ndryshimin e pamjes fizike të sulmuesit që dukej qartë se kishte shtuar disa kilogramë

Top Channel