Ylli i skuadrës së Manchester United, Cristiano Ronaldo dhe ai i PSG, Lionel Messi mund të jenë superstarë në botë, por pasuria e tyre neto është ende më e vogël se ajo e një kalërueseje estetike daneze.
31 vjecarja Anna Kasprzak ka përfaqësuar Danimarkën në lojrat olimpike të kalërimit artistik në vitet 2012 e 2016, dhe u rendit e katërta në konkurimin e fundit në Londër.
Ronaldo e Messi nga ana tjetër janë dy futbollistët më të mëdhenj të kësaj gjenerate, me çmime të panumërta individuale sportive në dy dekadat e fundit.
I renditur i treti në listën e sportistëve më të paguar në botë nga Forbes për vitin 2021 Ronaldo ka arkëtuar vjet rreth 100 milionë dollarë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, në vitin 2020 ai u bë sportisti i parë me më shumë se 1 miliardë dollare të ardhura.
Por megjithse nuk është e njohur jashtë kalërimit të saj, Anna Kasprzak është teknikisht një nga sportistet me të pasura të planetit.
Pasuria e saj llogaritet nga revista Forbes në rreth 1.1 miliardë dollarë, dhe jo vetëm nga aktivitetet me kuajt.
Kasprzak, bashkë me të vëllanë Andre dhe nënën Hanni, zotëron prodhuesit e këpucëve ECCO.
Kompania është përhapur në 90 vende me 2,200 dyqane.
Ronaldo e Lionel Messi janë përcaktuar gjithë kohës nga arritjet e njëri-tjetrit dhe kanë qenë gjithmonë pranë në listën e Forbes për arkëtimet.
Për vitin 2021 argjentinasi i Paris Saint-Germain fitonte rreth 110 mimlionë dollarë.
Pra sipas llogaritjeve pasuria e përbashkët e Messi e Ronaldo arrin pak më poshtë se 900 milionë dollarë.
Ndërsa pasuria e Kasprzak lë prapa dy futbollistët duke arritur falë biznesit familjar në 1.1 miliardë dollarë.
Top Channel