Rikthim spektakolar i Ronaldos, shënon gol dhe publikon mesazhin që po bën xhiron e rrjetit

10/10/2026 00:39

Cristiano Ronaldo është rikthyer në fushën e lojës me një gol dhe një fitore bindëse të Al-Nassr. Pas largimit të papritur nga grumbullimi i kombëtares portugeze gjatë pushimit ndërkombëtar, ylli 41-vjeçar u rikthye në aktivitet me klubin saudit, duke dhënë menjëherë kontributin e tij në suksesin 3-0 ndaj Al-Diriyah.

Kapiteni portugez shënoi golin e parë të Al-Nassr, duke ndihmuar skuadrën të siguronte një fitore të rëndësishme. Një rikthim pozitiv për Ronaldon, i cili pas ndeshjes zgjodhi të mos bënte deklarata të gjata, por të përcillte një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale.

“Puna u krye. Vazhdojmë me tjetrën”, shkroi pesë herë fituesi i Topit të Artë, duke përmbledhur në pak fjalë mbrëmjen e tij dhe suksesin e skuadrës.

Pas vëmendjes së krijuar nga largimi i tij nga kombëtarja portugeze, rikthimi me gol te Al-Nassr i jep Ronaldos një arsye të mirë për të vazhduar sezonin me objektiva të qarta. Në moshën 41-vjeçare, ylli portugez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa mesazhi i tij pas ndeshjes nuk kaloi pa u vënë re.

Top Channel