Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare vazhdon të mos gjejë hapësira në kampionat, pavarësisht aktivizimit në Kupën e Italisë. Edhe në ndeshjen e sotme, emri i tij mungoi sërish në planet e Genoas, duke ngritur pikëpyetje për rolin që ka në skuadrën e Daniele De Rossit.

Një situatë që bëhet edhe më e çuditshme po të shohësh panoramën e plotë: ndërsa në Itali pret ende shansin për të zbritur në fushë në Serie A, me fanellën kuqezi Mitaj ka gjetur hapësira dhe besimin e trajnerit Rolando Maran, i cili e ka aktivizuar në ndeshjet e Kombëtares.

Ky kontrast mes klubit dhe përfaqësueses ngre pikëpyetje për rolin që mbrojtësi ka në planet e De Rossit. A bëhet fjalë për zgjedhje taktike, konkurrencë në repartin e mbrojtjes apo për arsye të tjera që nuk janë bërë publike? Për momentin, përgjigjet mungojnë, ndërsa faktet flasin qartë: Mitaj luan me Shqipërinë, por në kampionatin italian vazhdon të presë mundësinë e tij të parë. Një situatë që meriton vëmendje, pasi minutat e rregullta janë thelbësore për ritmin, vazhdimësinë dhe zhvillimin e një futbollisti që synon të konsolidojë pozitat e tij në nivelet më të larta të futbollit europian.

Top Channel