Nga Besa-Korabi te Pogradeci-Kukësi, këto janë 8 përballjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë
Java e pestë e Kategorisë së Parë ka nisur me dy përballje që sollën ndryshime në renditje.
Bylisi triumfoi minimalisht ndaj Kukësit në Ballsh, ndërsa Flamurtari arriti të marrë tri pikët e para të sezonit, duke mposhtur Sopotin me rezultatin 2-0.
Skuadra ballshiote siguroi fitoren në minutat e fundit të takimit, falë golit të shënuar nga Leshi në minutën e 86-të. Ky sukses i jep Bylisit kreun e klasifikimit të paktën përkohësisht, në pritje të ndeshjeve të tjera të javës.
Ndërkohë, Flamurtari la pas rezultatet negative të javëve të para, duke marrë një fitore të rëndësishme përballë Sopotit. Vlonjatët kaluan në avantazh në minutën e 22-të, kur Berisha shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa Kotobelli vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 72-të.
Këto rezultate i japin Bylisit mundësinë të ngjitet përkohësisht në krye të kampionatit, ndërsa Flamurtari merr një shtysë të rëndësishme për të përmirësuar pozitat në klasifikim.
Rezultatet e ndeshjeve:
Bylis 1-0 Kukësi
86’ Leshi
Flamurtari 2-0 Sopoti
22’ Berisha (penallti), 72’ Kotobelli
Top Channel