Dy operacione, dhimbje dhe frikë për karrierën, Kulusevski rikthehet pas 517 ditësh
Arsenali ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Leeds United në stadiumin “Emirates”, në një ndeshje ku skuadra londineze u detyrua të përmbyste rezultatin.
Protagonist u bë Bruno Guimaraes, i cili shënoi golin vendimtar dhe të parin për të në stadiumin e Arsenalit, pas transferimit të tij prej 75 milionë paundësh gjatë verës.
Leeds kaloi në avantazh në minutën e 55-të me James Justin, i cili përfitoi nga një pasim i Gabriel Gudmundsson dhe mposhti portierin David Raya. Miqtë shpresuan të largoheshin me pikë nga Londra, por reagimi i Arsenalit nuk vonoi.
Në minutën e 62-të, Riccardo Calafiori riktheu baraspeshën, duke përfituar nga një ndërhyrje jo e sigurt e portierit James Trafford. Pak më vonë, Bruno Guimaraes vulosi përmbysjen me një goditje të saktë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.
Me këtë sukses, Arsenali barazon momentalisht Manchester Cityn në renditje, ndërsa Leeds mbetet në vendin e pestë dhe humbet mundësinë për t’u ngjitur më lart.
Për londinezët, kjo fitore vjen pas humbjes 3-0 ndaj Brightonit dhe përbën një reagim të rëndësishëm në kampionat.
Top Channel