Qeveria franceze planifikon të zgjasë deri më 31 korrik 2022 periudhën e përdorimit të certifikatës së saj shëndetësore kundër COVID-19, që ka kufizuar qasjen në shumë vende publike, të tilla si bare, kafene, kinema ose transport në distanca të gjata, që nga vera.
Zgjatja e ligjit special, i njohur si “menaxhimi i epidemisë” dhe që autorizon përdorimin e certifikatës shëndetësore, si edhe kufizimet e udhëtimit lokal, iu paraqit sot Këshillit të Ministrave.
Me këtë masë, objektivi i qeverisë është të inkurajojë 26,5 për qind të francezëve, të cilët nuk i kanë marrë ende dy dozat e vaksinës antiCOVID-19, për t’u vaksinuar. Sepse, edhe pse ekzekutivi ka hequr dorë nga vaksinimi i detyrueshëm, pasaporta shëndetësore kushtëzon që nga 9 gushti qasjen në shumë hapësira shoqërore, të tilla si bare dhe restorante.
Që nga 30 gushti, ajo do të detyrohet edhe për 1,8 milionë punonjës në kontakt me publikun. Për më tepër, për të marrë certifikatën shëndetësore duhet të jesh i vaksinuar me të dyja dozat ose të paraqesësh një test negativ. Megjtihatë, nga e premtja, testet e kryera për të marrë këtë certifikatë nuk do të rimbursohen më dhe do të kushtojnë disa dhjetëra euro.
Top Channel