Ekspertiza e parë është kryer nga Bajram Pupuleku, po në tetor 2009, dhe është kërkuar nga OPGj që shkoi në vendngjarje. Sipas tij Toyota po qarkullonte në korsinë e krahut të kundërt, pra në korsinë që po qarkullonte edhe ciklomotori dhe megjithëse ka frenuar kur e ka vënë re motorrin nuk ka mundur të shmangë përplasejn që ka rezultuar fatele për gjysh e nip. Eksperti Pupuleku deklaron se drejtuesi i motorit nuk ka kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaj për të fajtori i aksidentit është drejtuesi i Fouristradës.
Por krejt i ndryshëm është mendimi i dy ekspertëve Artur Sulçe dhe Edvald Jaho që kanë kryer riekspertimin nr 2 më 2011-ën. Ata përcaktojnë se shkaku determinant i aksidentit është drejtuesi i ciklomotorit. Sipas kësaj aktekspertize, Toyota nuk po lëvizte në korsinë kundërt por në korsinë e vet, dhe nuk ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Avokati i familjes akuzojnë ekspertët autoteknikë kanë ndryshuar gjithë dinamikën e ngjarjes, duke e kthyer në favor të drejtuesit të TOYTOtës.
“Ekspertët autoteknikë e kanë kthyer ngjarjen me kokë të kundërt, sikur drejtuesi i motorrit ka shkuar dhe i ka rënë makinës.Bëjnë manipulime të frikshme” u shpreh avokati Arben Llangozi,
Më 2014 gjykata e apelit Gjirokastër kërkoi një riekspertim caktoi si ekspertë për të bërë riekepertimin nr. 3 të këtij aksidenti, Fatmir Hashon, Arben Luzin dhe Islam Qibinin. Edhe sipas tyre fajtor është drejtuesi i ciklomotorit pasi po qarkullonte në mes të karrexhatës, ishte pa targa, pa sistem ndriçimi dhe pa kaska mbrojtëse.
Në 2015, gjykata e apelit Gjirokastër kërkoi që këtë herë të bëhet rindërtimi i aksidentit duke ndërtuar të gjithë skemën e aksidentit në vend dhe ka ngarkuar të kryejë riekspertimin nr.4 Mërkur Dobin, Mit’hat Tolën dhe Arjan Jankun. Edhe ky akt riekpsertimi ka përcaktuar si shkak kryesor të këtij aksidentit drejtuesin e ciklomotorit.
Familjarët akuzojnë se edhe kjo ekspertizë është manipuluar pasi janë ndryshuar madhësia e gomave që kishte automjeti në momentin e ngjarjes.
“Ka nga ata që nuk do të heqin dorë, si puna ime!” u shpreh Enkelejda Sinani, familjare.
Top Channel