Nga 750 mijë euro në 30 milionë, Como po çmend Europën, ja si ndërtoi skuadrën që po bën histori
Kosova vendosi të ndërpresë rrugët me trajnerin Bernard Challandes, pas më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe nga dita e sotme drejtuesit e Federatës së Futbollit atje janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e 70-vjeçarit zviceran.
Ndonëse është ende herët për të folur për emra konkretë, një ndër ata që po lakohet në orët e fundit, është ai i Giani De Biasit, trajner që shkroi historinë me Shqipërinë, duke e kualifikuar për herë të parë në Kampionatin Europian.
Tekniku italian aktualisht është në krye të pankinës së Azerbajxhanit, por i skadon kontrata në muajin nëntor dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë, pasi edhe rezultatet e De Biasit nuk kanë qenë në nivelin e pritshmërive të azerëve.
Burime për Supersport konfirmojnë se De Biasi është joshur nga ideja për të marrë drejtimin e Kosovës dhe u ka hapur dritën jeshile negociatave, që mund të nisin së shpejti mes palëve./ Supersport
Top Channel