‘Lumë’ shishesh nga tifozët shqiptarë, momenti kur tifozët godasin lojtarët e Polonisë

13/10/2021 10:28

Shqipëria nuk ia doli të mbajë të ndezur festën kuqezi, që kishte nisur menjëherë pas triumfit në Budapest ndaj Hungarisë dhe kishte arritur kulmin pikërisht në “Air Albania”, aty ku në fund ishin polakët ata që festuan, falë një suksesi minimal 0-1.

Golin e vetëm e ka shënuar sulmuesi Karol Swiderski, i cili dërgon Poloninë në avantazh në minutën e 77′.

Menjëherë pas golit, Swiderski nisi të festojë para tifozëve shqiptar, ku këta të fundit nuk reaguan në mënyrën më të mirë!

Tifozët nisën të hedhin shishe drejt lojtarëve të Polonisë, e kjo gjë pasoi me ndërprerjen e ndeshjes për më shumë se 12 minuta.

Më poshtë ndiqni momentin kur tifozët shqiptar reagojnë pas golit të Swiderskit:

Top Channel