“RTSH Agro” është një nga kanalet e Radio Televizionit Shqiptar, që financohet nga paratë e buxhetit të shtetit.
Ishte një tender me vlerë 860 milionë lekë dhe një kontrate që nuk u zbatua brenda 45 ditëve, që çoi në pranga ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçi.
Por, çfarë transmetohet në “RTSH Agro” dhe a e justifikon fondin prej 700 mijë eurosh që ka marrë?
Sipas pedagogut të gazetarisë, Mentor Kikia, prodhimet e këtij televizioni janë aq pak, sa nuk i justifikojnë paratë që merr nga taksat tona.
“Është një televizion që ka buxhetin njësoj sa një buxhet ministrie. Kur hyn në ambientet e RTSH-së, të dalin telat nëpër këmbë. Nuk janë bërë investime prej kohësh. Transmetohen disa reportazhe aziatike, ku tregohet si jetohet në kushtet e xhunglës, ca reportazhe të huaja që nuk kanë lidhje me ne. Ka vetëm 5 programe të vetat, të tjerat janë ritransmetime dokumentarësh bujqësie nga homologu i saj, RTSH.
Unë dua ta shoh paratë e mia, ku ka kanë shkuar, që janë vjedhur dhe po të ketë hetime, i bie të arrestohen të gjithë ish-drejtorët e RTSH”.
Top Channel