Guximi i Andi Lilës: Mourinho nuk merr vesh nga futbolli

13/10/2021 08:30

Në analizën e tij për ndeshjen e kombëtares, ish mbrojtësi Andi Lila foli me superlativa për kuqezinjtë, megjithatë e teproi me kritikën e tij ndaj një trajneri si Jose Mourinho.

“Sot ne bëmë një ndeshje të shkëlqyer. Sot Kumbulla, me atë që bëri ndaj Lewandowskit, tregoi se e Meriton të luajë titullar, ndaj Mourinho ose është me pushime në Romë, ose nuk merr vesh nga futbolli”, tha ndër të tjera ish mbrojtësi kuqezi.

Top Channel