Ritvana zhvilloi takimin e saj të parë me Artanin, që hyri në “Për’puthen” si vëllai i Mevlanit, ish-konkurrentit të sezonit të kaluar.

Gjatë takimit, Artanit pranoi se dyshon në sinqeritetin e Ritvanës. Ndërsa Ritvana e pyeti nëse ai ka ardhur i përgatitur dhe biseda më pas kaloi në tensione dhe akuza.

Ritvana:  E di si më duket, me këto që po thua, duket sikur e ke shfletuar këtë libër që është nisur, ke ardhur disi i përgatitur në lidhje me vajzat, me djemtë, me situatat që janë krijuar aty…

Artani: E ke fjalën për Mevlanin?

Ritvana:  Deri diku…

Artani: Të lutem, ka mundësi mos ta bësh më këtë

Ritvana: Jo, njëherë, besoj se kam të drejtë

Artani: Kur kam hyrë në emision, kam dëgjuar jo është vëllai i Mevlanit, ke ardhur për famë… Ç’ lidhje ka? Unë jam Artani. Mevlani e mbaroi kapitullin e vet për këtë emision. Nuk dua të përmendet kjo gjë. Dua të eci me hapat e mia, Mevlani me të vetat, nuk ka lidhje

Ritvana: Nuk t’i bëra me tendencë mo, ç’ke që nervozohesh kështu?

Artani: Nuk ishte. Në fakt, më je dukur shumë inteligjente, por tani po më dukesh shumë sipërfaqësore me këto që the.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel