Tirana i bashkohet kryeqendrave botërore/ Ja VIP-at që morën pjesë në premierën e filmit James Bond (Fotot)

10/10/2021 13:04

Filmi i shumëpritur nga publiku, “No time to die”, ndoshta i fundit i sagës së agjentit 007, ka mbërritur edhe në Tiranë.

Pasditen e sotme, u shfaq në kinema Millenium, filmi i agjentit James Bond, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe dhe ambasadori anglez Alastair King-Smith.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe parakalimi në tapetin e kuq, ku të ftuar VIP do të fotografohen apo mund të intervistohen.

Erion Veliaj, Elva Margariti, Blendi Çuçi, Bora Zemani, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, Elvana Gjata, Eneda Tarifa e plot personazhe të njohur të jetës publike u bënë bashkë në këtë shfaqje të parë të filmit të ri të Bond.

FOTO GALERI
2/23

Top Channel