Një person hyn në konferencë dhe i vesh xhaketën me logon e UÇK-së, ja si reagon Shaqiri

10/10/2021 15:18

Xherdan Shaqiri u përball me një incident të pakëndshëm teksa po mbante konferencën për shtyp pas ndeshjes, Zvicër-Irlandë e Veriut.

Një burrë i paidentifikuar hyri në sallë dhe i hedh mbi shpatulla futbollistit shqiptar një xhaketë që mbante stemën e Ushtrisë Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe më pas është larguar i buzëqeshur.

Mesfushori e hoqi xhaketën dhe vendosi ta mbante në dorë. Gazeta “Blick”, duke shpjeguar për logon, shkruan se Shaqiri bëri një buzëqeshje të sikletosur, në përpjekje për të anashkaluar situatën e vazhduar më tej me konferencën.

Zvicra fitoi 2 me 0 ndaj Irlandës së veriut, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel