Kanë kaluar vetëm tre ditë nga fillimi i ‘Big Brother Vip’ dhe nuk kanë mundur ‘të shpëtojnë’ nga sytë e publikut marrëdhënia mes Beniadës dhe Arditit, të cilët kanë shprehur një afrimitet të menjëhershëm me njëri-tjetrin, por pak e dinë që ishte edhe një i tretë në mes!
Është pikërisht partneri i Beniadës për provën e javës, Donaldi, të cilët janë parë shumë afër njëri-tjetrit në situata të ndryshme.
Beniada u shpreh se secili prej djemve është ndryshe në mënyrën e tyre, por ka krijuar një lidhje më të mirë me Arditin, ndërsa me Donaldin ‘ka ende turp’. E pyetur se cilin prej djemve do të zgjidhte për të darkuar përgjigjja e saj ishte epike!
Beniada: Ne u afruam bashkë, nuk e di Arditi më duket më i muhabetit, Donaldi ka një ironi ndryshe.
Arbana: Nëse do shkoje te dhoma e surprizave për një darkë, kë do zgjidhje?
Beniada: Po jam cik e turpshme pra, ju shikoni foto seksi në Instagram po e vërteta është ndryshe. Si shokë Arditin, me Donaldin jam akoma në turp.
Top Channel