Haaland nuk do të nënshkruaj kontratë të re me Dortmundin

08/10/2021 18:22

Ylli norvegjez nuk dëshiron ta zgjasë qëndrimin e tij në “Signal Iduna Park”.

Sulmuesi i Borussia Dortmund Erling Haaland nuk do të nënshkruajë një kontratë të re te Borussia Dortmundi, gjë kjo që do ta shihte atë edhe për një sezon tjetër me klubin gjerman, raporton “AS”.

21 vjeçari momentalisht është njëri nga lojtarët më të mirë në botë, ku skuadrat si ajo e Real Madridit dhe e Manchester Cityt janë të gatshme që t’i hynë garës për shërbimet e tij, përcjell KosovaPress.

Që nga transferimi i tij te Borussia Dortmundi, Haaland ka bërë 67 paraqitje për skuadrën gjermane, duke regjistruar 68 gola dhe 19 asistime mbi emrin e tij.

Top Channel