SHBA/ Numri i viktimave nga Covid-19 këtë vit tejkalon shifrën e vitit të kaluar

07/10/2021 01:40

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i goditur nga pandemia e Covid-19. Numri i vdekjeve si pasojë e koronavirusit gjatë këtij viti në Shtetet e Bashkuara ka tejkaluar bilancin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, i cili përpilon të dhënat në lidhje me Covid-19 në vend, numri i njerëzve që humbën jetën për shkak të virusit që nga 1 janari ka kaluar në mbi 353 mijë.

Ndërkaq, në dhjetë muaj të vitit të kaluar, kur nuk kishte vaksinim, 352 mijë njerëz vdiqën për shkak të virusit. Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins, numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me COVID-19 në SHBA ka shkuar në mbi 705 mijë, ndërsa numri i rasteve në afro 44 milionë.

Autoritetet thonë se megjithëse përqindja e të rriturve që janë vaksinuar kundër COVID-19 në vend ka shkuar në mbi 67 për qind, efekti i variantit më ngjitës Delta të virusit është duke vazhduar.

Top Channel